ITALI

REUTERS
Napoli fillon mbarë
25 August, 2013 @23:47
Skuadra e re e Rafael Benitezit, që me paratë e fituara nga Edinson Cavani blenë disa lojtarë ka arritur të bëj një start tejet të mirë në Serie A.
Ish futbollisti i Real Madridit, Jose Callejon ka debutuar me gol në Serie A, derisa edhe Gonzalo Higuan, Pepe Reina e Raul Albiol kanë regjistruar debutimin e tyre me fitore në ligën italiane.
Viktimë e napolitanëve ka qenë Bologna, e cila ka pësuar tre gola nga ekipi i Benitezit në San Paolo. Ka qenë dy herë sllovaku Marek Hamsik dhe njëherë Jose Callejon që i kanë dhënë goditjen e parë bolonjezëve.
Kosovari Valon Behrami ka qenë për 90 minuta në fushë për napolitanët në fitoren e tyre të parë në Serie A.
Edhe dy skuadrat romake kanë shënuar fitore sonte. Lazio, për të cilët u paraqit Lorik Cana në 45 minutat e para ka mposhtur Udinesen e papërshtatshme 2-1 në saje të golave të shpejtë në 15 minutat e para të takimit. Braziliani Hernanes (13’) dhe talenti italian Antonio Candreva (15’, pen.) kanë qenë golashënues sonte për ekipin e Vladimir Petkovicit.
Në anën tjetër, Roma, është ndezur në pjesën e dytë në Livorno. Ata gjithashtu golat e tyre i kanë shënuar brenda dy minutave (65’ dhe 67’) kur Daniele De Rossi dhe Alessandro Florenzi kanë shënuar për përmbysjen e Livornos.