INTER

REUTERS
‘Motorët’ ndizen vonë
25 August, 2013 @20:14
Interi i ri nën udhëheqjen e Walter Mazzarit kërkoi kohë derisa arriti fitoren. E ‘motorët’ e skuadrës kaltërezi nga Milano i ndezi japonezi Nagatomo 15 minuta para përfundimit të takimit për të siguruar fitoren krejt në fund me golin e argjentiasit Rodrigo Palacio, që shënoi ndaj ish skuadrës së tij Genoa.
Në fitore të Interit debutoi mbrojtësi Hugo Campagnaro që erdhi nga Napoli, ndërsa në pjesë të dytë u futën edhe Mauro Icardi e Saphir Taider, për të regjistruar paraqitjet e para të tyre në Serie A me klubin neroazzur.
Tabela aktuale dhe rezultatet e deritashme.