CATALA

REUTERS
Barcelona mposht Malagën
25 August, 2013 @23:57
Pa Lionel Messin, i cili është i lënduar, Barcelona, nuk është me rrezikshmëri të njejtë para portës kundërshtare.
Kjo është konfirmuar edhe sonte kur djelomshat e Tata Martinos kanë arritur fitore me rezultat minimal si mysafir të Malagas 0-1.
Barcelona ka shënuar një gol me anë të krahmbrojtësit Adriano në minutën e 44-të të pjesës së parë për të regjistruar fitoren e dytë në La Liga këtë stinor, edhe pse jo me rezultat bindës, por me lojë bindëse.
Braziliani tjetër i Barcelonës që erdhi me shumë bujë, Neymar, përsëri ka qenë në bankën rezervë nga fillimi i ndeshjes dhe është futur tek në minutën e 63-të në lojë, pa ndonjë ndikim në rezultat, nga trajneri argjentinas, Martino.