OLD TRAFFORD

REUTERS
Derbi i ndërhyrjeve
26 August, 2013 @22:52
Derbi i madh anglez i zhvilluar në Old Trafford ndërmjet Manchester United dhe Chelseat përfundoi pa gola. Me Wayne Rooneyn për herë të parë në 11-she të parë David Moyes befasoi shumë kë, ndërsa sulmuesi anglez tregoi se është tepër i nevojshëm për djajt e kuq duke qenë i angazhuar gjatë gjithë ndeshjes gati në çdo cep të fushës. Rooney u dallua edhe me disa shuta nga largësia të cilat i mbrojti portieri i Chelseat, Petr Cech.
Në anën tjetër, Jose Mourinho, ia nisi me talentin gjerman, Andre Schurrle në sulm, si befasi, duke lënë Fernando Torresin me përvojë në bankën rezervë. Chelsea tentoi të krijonte, por mbrojtja e Manchester Unitedit ka qenë esenciale në moskrijimtarinë e londinezëve përkundër lojtarëve si Eden Hazard, Frank Lampard e Oscar.
Gjëja e vetme që do të mbahet në mend dhe do të bisedohet nga derbi i Old Traffordit, do të jenë ndërhyrjet e shumta, ndonjëherë edhe të ashpra, që në të shumtën e rasteve kanë treguar nivelin më të lartë të profesionalizmit te të dyja skuadrat.