BAVARIA

REUTERS
Shaqiri shënon, Bayern barazon
27 August, 2013 @20:35
Përkundër nisjes së mirë të Bayernit në ndeshje ndaj Freiburgut dhe golit të Xherdan Shaqirit në minutën e 33-të të ndeshjes, pas asistimit të Thomas Mullerit, në fund bavarezët është dashur të kënaqen me barazim.
Ky ka qenë barazimi i parë i ekipit të Pep Guardiolës këtë stinor në Bundesligë, të cilët çuan poshtë trepikëshin dhe arritën të marrin vetëm një pikë në mysafirllëkun e sotshëm në Freiburg.
Goli i barazimit për Freiburgun erdhi në minutën e 86-të të ndeshjes kur Nicolas Hofler shënoi për t’ia nxjerrë pikën e rëndësishme ekipit të tij.
Shqiptari i Freiburgut, Admir Mehmedi, nuk kishte të drejtë loje sot për shkak të kartonit të kuq që e morri në xhiron e fundit.
Guardiola në këtë ndeshje pushoi Mario Mandzukicin, Franck Riberyn, Arjen Robbenin, Jerome Boategun si dhe David Alaban për ndeshjen e Superkupës europiane ndaj Chelseat të premten. Në 5 minutat e fundit përkundër inkuadrimit të Ribery, Lahm dhe Mandzukic - asgjë nuk ndryshoi në rezultat.
Shaqiri përndryshe, shënoi golin e parë në Bundesligë këtë stinor, sot.