LORIKU

REUTERS
Cana i gatshëm për kombëtaren
28 August, 2013 @8:26
Pas kontrollit mjekësor të detajuar është konstatuar se Lorik Cana nuk ka pasur tërheqje muskulore siç është raportuar dje në mediat italiane, por vetëm lëndim të lehtë që ka ardhur për shkak të lodhjes së tepërt.
Kështu, gjakovari Cana pritet që të paraqitet ndoshta edhe në ndeshjen derbi të kësaj xhiroje në Serie A ndaj Juventusit që luhet të shtunën prej orës 20:45 në Juventus Arena të Torinos.
Për më shumë, lajmi ka gëzuar drejtuesit e kombëtares shqiptare në futboll që do të thotë se 30 vjeçari do të mund të paraqitet për kombëtaren në dy ndeshje të vështira dhe shumë domethënëse: ndaj Sllovenisë dhe Islandës si mysafir në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm.