MILAN
REUTERS
Aty ku e kanë vendin
28 August, 2013 @23:17
Një Milan që me sulm cilësor ka arritur të mposht PSV-në e re, ia ka plotësuar dëshirën drejtuesve dhe trajnerit të klubit për fillim të mirë të stinorit.
Dy herë Kevin Prince Boateng dhe Mario Balotelli kanë qenë golashënues në ndeshjen ku PSV mbante më shumë topin dhe tentonte më seriozisht, por Cristian Abbiati ka qenë fenomenal - e në rastet që i paraqiteshin rossonerëve ata shënonin.
Përveç Milanit, Zenit St Petersburg ka shënuar fitore bindëse ndaj Paços de Ferreiras, pastaj Celtic ka përmbysur rezultatin e kazakëve nga ndeshja e parë, ndërsa Maribori nuk ka pasur fuqi t’i bëj ballë Viktorias çeke.
Real Sociedad ka vërtetuar edhe në ndeshjen e dytë uljen e nivelit të lojës së Lyonit duke i mposhtur edhe njëherë 2-0.
CHAMPIONS LEGUE, Play-Off
Milan-PSV | 3-0 | Rezultati i përgjithshëm 4-1 | |
Maribor-Viktoria | 0-1 | Rezultati i përgjithshëm 1-4 | |
Celtic-Shakhter | 3-0 | Rezultati i përgjithshëm 3-2 | |
Zenit-Paços de Ferreira | 4-2 | Rezultati i përgjithshëm 8-3 | |
Real Sociedad-Olympique Lyon | 2-0 | Rezultati i përgjithshëm 4-0 |