ROSSONERI

REUTERS
Honda, vitin tjetër
28 August, 2013 @15:36
Gjatë pyetjeve të shumta që iu bënë drejtorit të Milanit, Adriano Galliani, u kuptua se Milan do të mund të merr Keisuke Hondan tek në janar të vitit që vjen.
Kualifikimi në Ligë të Kampionëve, që duhet të nxirret sonte në ndeshje ndaj PSV-së në San Siro, pastaj kalimi i serbit Adem Ljajic te Roma, përkundër që kërkohej shumë nga Milano - deri diku kanë nxjerrë nga takti drejtorin rossoner.
“Nëse vjen, do të vjen kah muaji janar,” ka qenë përgjigjja e shpejtë e Gallianit dhënë gazetarëve para ndeshjes së sontme ndaj PSV Eindhovenit, të cilën ai e quajti si ndeshje vendimtare të këtij stinori për Milanin, ka raportuar La Gazzetta dello Sport.