WILLIAN

REUTERS
Zyrtarisht i Chelseat
28 August, 2013 @15:16
Braziliani 25 vjeçar, Willian Borges Da Silva, shkurt i njohur si Willian është futbollisti më i ri i Chelseat, tashmë edhe zyrtarisht.
Ish futbollisti i Shakhtar Donetskut dhe Anzhit, Willian, sot është lajmëruar zyrtarisht si futbollist i Chelseat, pasi që fitoi lejen e punës në Angli.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, ka qenë ëndërr e imja të luaj këtu. Chelsea është njëri ndër ekipet më të mira në botë, ndërsa tash do të luaj për njërin ndër strategët më të mirë në botë,” ka thënë ndër të tjera Willian në prononcimin e tij për media sot, njofton kanali televiziv Eurosport 2.
Për Willianin ka qenë i interesuar shumë edhe Tottenhami, por në momentin kur në lojë u fut Jose Mourinho, mesfushori vendosi për të kaltërit e Londrës. Kalimi i tij në Stamford Bridge ka kushtuar afro 35 milionë euro.