PRISHTINASI

REUTERS
Etrit Berisha në Lazio
29 August, 2013 @9:35
Pas Lorik Canës dhe Thomas Strakoshës, Etrit Berisha do të bëhet futbollisti i tretë shqiptar i Lazios.
Kështu, portieri i deritashëm i Kalmarit, Etrit Berisha do të mbrojë ngjyrat e Lazios së Romës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe menaxheri i portierit të kombëtares shqiptare, Elver Raça për portalin Sport 1, duke thënë se kontrata është nënshkruar dhe pritet të zyrtarizohet sot ku do bëhen të ditura edhe detajet e marrëveshjes.