KUKËSI

Për paraqitje dinjitoze
29 August, 2013 @8:57
Futbollistët e Kukësit luajnë sonte ndeshjen e kthimit të Play-Offit të Europa League me Trabzonsporin turk në stadiumin Avni Aker të Trabzonit.
Nënkampioni i Shqipërisë e ka të qartë se duhet të kapërcehet një mal pas rezultatit 0-2 në Tiranë në të mirë të turqve dhe për sonte premtojnë paraqitje dinjitoze dhe jo humbje poshtëruese, shkruan Panorama Sport duke tentuar transferin e ri të Kukësit, Sokol Cikalleshi.
Të dyja skuadrat pritet të jenë të kompletuara për ndeshjen e radhës së Play-Offit në Europa League, derisa ndeshja luhet nga ora 18:30. Favorit absolut për fitore edhe në këtë ndeshje është skuadra nga Deti i Zi që ka koeficient të fitore 1.14, derisa kukësianët për fitore kanë koeficient 17.00.
EUROPA LEAGUE, Play-Off
18:30 - Avni Aker, Trabzon; | Trabzonspor-Kukësi | 2-0 Rezultati nga ndeshja e parë | Gjyqtar kryesor: Libor Kovarik (Çeki) |