Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - AS PRISHTINA

Trepça mbetet në Superligë

Trepça mbetet në Superligë


17 October, 2020 @18:46

Skuadra e Trepçës, duke e mposhtur AS Prishtinën edhe në ndeshjen e dytë të Play Outit, ka siguruar mbijetesën në Superligë.

Trepça ishte bindshëm me e fortë se AS Prishtina, e cila luajti me vetëm shtatë lojtarë. Nga minuta e parë e deri në fund nuk e lëshuan epërsinë dhe kështu e siguruan Superligën duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 115-47.

Mojeed Ewuosho ishte koshashënuesi më i mirë te skuadra mitrovicase me 24 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Devin Haygood me 19 pikë e 9 kërcime.

Te AS Prishtina më i dalluari ishte Don Polloshka me 21 pikë e 3 asistime, por nuk mjaftuan për befasi.

Trepça në ndeshjen e parë e kishte mposhtur AS Prishtinën me rezultat 54-76.

Skuadra mitrovicase në ndeshjen e parë të stinorit do të takohet me Bashkimin në Prizren.


 
Të gjitha lajmet nga