ZYRTARE

Foto: KB Trepça
Trepça zyrtarizon basketbollistin kroat
4 March, 2021 @18:57
Dino Butorac është përforcimi më i ri i KB Trepçës!
Ky lajm u bë pak më parë i ditur nga klubi mitrovicas në llogarinë e tij në Facebook.
Kroati Butorac është i gjatë 193cm dhe luan në pozitat 1 dhe 2, ndërkohë që ka përvojë në basketbollin suedez, gjerman, boshnjak e islandez.
Së fundi Butorac, 30 vjeçar, ishte pjesë e klubit Thor Thorl në Islandë, ku luajti me mesatare prej 8.4 pikëve, 4.2 kërcimeve dhe 4.3 asistimeve për ndeshje.