Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PESHËNGRITJE

Uzbekistani me të artë

Uzbekistani me të artë


16 August, 2016 @9:43

Shteti i Uzbekistanit fitoi medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike të Rios.

Ky sukses vjen falë peshëngritësit Ruslan Nurudinov i cili fitoi të artën në kategorinë deri 105kg. Ai në total ngriti 431kg, nga të cilët 237kg ishin në shtytje, peshë rekorde në Lojërat Olimpike.

Simon Martirosyan nga Armenia përfundoi i dyti me 417kg, derisa e bronzta i takoi Aleskandr Zaychikov nga Kazakistani i cili pati 416kg të ngritur të total.

Peshëngritja përfundon sot me kategorinë mbi 105kg.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera