Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA UNIKE - FINALJA

Vëllaznimi fiton Ligën Unike, trofeu i parë pas 29 viteve!

Fotot: KBVëllaznimi/ fb

Vëllaznimi fiton Ligën Unike, trofeu i parë pas 29 viteve!


27 March, 2025 @22:27

Një finale fantastike dhe me fund dramatik u zhvillua sonte mes Vëllaznimit dhe Prishtinës në kryeqytet.

Këto dy skuadra u përballen mes vete në finale të Ligës Unike, e në fund trofeun e mori Vëllaznimi, që ndeshjen e mbylli me fitore të ngushtë 91-88.

Koha e rregullt përfundoi 78-78, e më pas gjakovarët fituan gjatë vazhdimit 5-minutësh.

Vlen të përmendet që vazhdimin 5-minutësh gjakovarët e luajën pa Jitobohn e Hellemsin, të dy të larguar më herët nga loja për shkak të 5 gabime personale dhe megjithatë nuk u dorëzuan dhe arritën ta fitojnë finalen.

Ky është trofeu i parë i KB Vëllaznimit pas 29 viteve!

Arian Azemi @ Vellaznimi

Ndeshja në të shumtën e kohës ka qenë e barabartë, me pak dallim mes skuadrave, përkundër se ekipet patën momentet e veta më mira kur Vëllaznimi njëherë arriti dallimin maksimal prej 11 pikësh e Prishtina bëri 10 pikë dallim.

Në fund, krejt u shkrinë, ndërsa ndeshja u desht të shkojë në vazhdime për të përcaktuar fituesin. E aty, Vëllaznimi përkundër se nuk i kishte dy lojtarët më të dalluar të larguar për shkak të personaleve, me angazhim të madh të të gjithë lojtarëve tjerë ka arritur të befasojë Prishtinën, që dukej e relaksuar në momente, për të fituar duelin me tre pikë dallim në vazhdime, 91-88!

Arian Azemi me 24 pikë, 3 asistime e 6 kërcime ka qenë më i miri i ndeshjes. Ai në fund edhe u shpallë MVP i finales. Luajti 35.51 minuta në fitore. Nga 14 pikë dhanë Jericole Hellems dhe Trey Anderson. Ky i fundit në tërësi pushoi 4.5 minuta, duke luajtur 40 minuta e 32 sekonda përgjatë lojës.

Don Polloshka shënoi 8 pikë, bëri 6 asistime e regjistroi 7 kërcime në këtë fitore për Vëllaznimin, ndërkaq me 13 pikë u dallua Antëan ëalker. Ky është trofeu i parë i Vëllaznimit pas gati 3 dekadave dhe i pari i pasluftës për ekipin gjakovar - shumë domethënës, pas një stinori të vyeshëm të trajnerit Jeronimo Sarin!

Donte Clark

Prishtina në anën tjetër përkundër lojtarëve cilësorë të huaj nuk arriti të fitojë trofeun e vetëm që i mungon në gara rajonale ku marrin pjesë ekipet e Kosovës. Ky është viti i dytë i Prishtinës që merr pjesë në Ligën Unike, ndërkaq në stinorin e kaluar u ndalën në gjysmëfinale të Final Fourit, e kësaj radhe në terren të tyre, në finale!

Nga 23 pikë te Prishtina shënuan Ricky Tarrant dhe Donte Clark! Rasid Mahalbasic dha 19 pikë, 4 asistime e 9 kërcime. Pamjaftueshëm për trofe!

Në fund, gëzim i jashtëzakonshëm te gjakovarët që do të festojnë sonte këtë trofe, para dueleve të radhës në Superligë për renditje sa më të mirë dhe një energji të re para dueleve të playoffit.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike