BRAHIM VESELI

Veseli tregon çelësin e fitores së Trepçës
19 February, 2022 @8:20
Ndihmës-trajneri i Trepçës, Brahim Veseli, në deklaratën e tij dhënë pas duelit ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës ka treguar çelësin e fitores në këtë përballje për ekipin e tij.
”Çelësi i fitores ka qenë lufta që e kemi bërë, si në mbrojte ashtu edhe në sulm. Ne erdhëm prej një loje që e fituam Kupën, ka qenë i pranishëm edhe entuziazmi, një lloj nervoze, por në fund e menaxhuam edhe atë dhe ia dolëm që të fitojmë,” ka thënë Veseli pas ndeshjes.
Trepça me këtë fitore ka bërë bilansin në Superligë 14-6. Minatorët kanë marrë edhe epërsinë ndaj Prishtinës në duelet e ndërsjella në Superligë këtë stinor, 2-1.
Ndërsa fitorja u bë edhe më e rëndësishme pasi që ekipit të Trepçës i mungoi Taurus Cockfield për shkak të lëndimit. Fitorja erdhi vetëm pas vazhdimeve.
PAMJET NGA NDESHJA dhe RAPORTI