NGA INFORMATORI NR 6
Vetëm një dënim për teknike nga xhiroja e gjashtë
24 October, 2024 @16:08
Pas përfundimit të xhiros së gjashtë të Superligës, Informatori përkatës i botuar në ëeb-faqen zyrtare të FBK-së ka bërë të ditur për një dënim të vetëm dhe atë për gabim teknik të bankës, derisa pjesa më e madhe e ndeshjeve sipas raporteve ka shkuar pa telashe.
Duelet e xhiros së gjashtë ishin tepër interesante, pasi që luanin përballjet e ekipeve të renditura pranë njëra-tjetrës në tabelë, 1-2, 3-4, 5-6 dhe 7-8. Sidoqoftë, ato për fat të mirë kanë kaluar mirë dhe nga dënimet është shqiptuar vetëm një.
Atë e ka marrë trajneri i Trepçës Adis Beciragic, për gabim teknik në shumën e 300 eurove, sipas nenit 52.4 të PG-së. Dënimi për këtë shkelje është 150 euro, por për shkak se janë dy gabime teknike të përfshira në duelin Trepça-Peja, shuma është dyfishuar.
Pas xhiros së gjashtë, gjendja aktuale në renditjen tabelare është: 1. Bashkimi, 2. Trepca, 3. Prishtina, 4. Ylli, 5. Peja, 6. Vëllaznimi, 7. Prizreni dhe 8. Bora.