KBF KASTRIOTI - KBF PENZA

Whitsitt me quadruple-double, Penza me lehtësi
5 February, 2022 @21:37
Penza me lehtësi e mposhti Kastriotin me rezultat 20-150.
Siç është pritur ashtu edhe ndodhi, gjatë tërë ndeshjes epërsia ishte vetëm te Penza.
Cheal Rael-Whitsitt shkëlqeu me quadruple-double (dyshifror të katërfisht) prej 16 pikëve, 21 asistimeve, 17 kërcime dhe 12 topa të rrëmbyer. Whitsitt u ndihmua edhe nga Diedona Halitaj me 38 pikë, 17 topa të rrëmbyer, 11 asistime, Jeta Zeka me 26 pikë, Ermelinda Gjuka me 24 pikë dhe Aisha Shala me 17 pikë.
Te Kastrioti asnjë lojtare nuk ka shënuar pikë dyshifrore, prej tyre u dallua Yllza Huruglica me 8 pikë.
Penza me 11 fitore e 3 humbje gjendet në pozitën e dytë, kurse Kastrioti është skuadra e vetme pa fitore e me 14 humbje.
Në xhiron tjetër Penza takohet me Prishtinën, kurse Kastrioti me Vëllaznimin.