STARTING 5's

Ylli-Bashkimi, 5-shet e para
11 February, 2022 @19:41
Dueli i dytë gjysmëfinal, i skuadrave që dje siguruan gjysmëfinalen. Ndoshta do të jenë të lodhur në parket, por duhet të japin edhe atomin e fundit të energjisë për të siguruar biletën për finale.
Basketbollistët e Yllit po kërkojnë finalen e dytë radhazi, ndërsa Bashkimi po tenton befasinë.
E trajnerët e skuadrave përkatëse, Adis Beciragic dhe Branimir Pavic kanë vendosur për këto pesëshe në fillim të ndeshjes.
YLLI: Malcolm Grant, Erjon Kastrati, Gëzim Morina, Mikaile Tmusic dhe Henrik Sirko.
BASHKIMI: Julien Lewis, Valon Bunjaku, Alban Veseli, Corey Ross, John Florveus.