Ç3: TREPÇA-YLLI

Ylli shton epërsinë, në çerekun me më së paku pikë
16 October, 2022 @18:24
Kanë përfunduar edhe dhjetë minutat e treta të ndeshjes, derisa çereku i tretë i lojës u bë me më së paku pikë të shënuara nga skuadrat në derbi, ku Trepça dha 10 ndërsa Ylli 14, për rezultatin e përgjithshëm 50-55 para çerekut të fundit që nis menjëherë.
Andrew Gordon vazhdon të jetë më efikasi te Trepça, derisa ka regjistruar double-double veç tash me 18 pikë e 10 kërcime. Malcolm Armstead në anën tjetër po bën çmos që Ylli të fitojë derbin, deri tash ai ka shënuar 16 pikë e 2 asistime.
Raporti i plotë, pas përfundimit të ndeshjes.