YLLI - TIRANA

Ylli shumë i fortë për Tiranën
16 March, 2022 @20:46
Tjetër fitore për Yllin në Ligën Unike. Borozani.com
Skuadra suharekase sonte shënoi fitore me rezultat 96-72 ndaj Tiranës.
Ylli ishte më i mirë se Tirana në të gjithë çerekët e ndeshjes (22-19, 26-21, 22-17, 26-15) dhe me plot meritë e fitoi edhe këtë takim.
Mikaile Tmusic me 23 pikë u dallua më së shumti te Ylli sonte, ndërkohë që pikë dyshifrore patën edhe 5 lojtarë të tjerë: Sirko (17), Kastrati (15), Harris (12), Morina (11) dhe Pepaj (11).
Përforcimi më i ri i Yllit, Dajuan Graf, debutoi sonte me rreth 30 minuta në parket, gjatë të cilave realizoi 2 pikë, 10 asistime e 4 kërcime.
Te Tirana më të mirët sonte ishin Endrit Hysenagolli dhe Julian Hamati me nga 18 pikë secili.
Kështu, Ylli me bilanc 13-1 i prin Ligës Unike, kurse Tirana ka bilanc 6-7 dhe ndodhet në vendin e pestë për momentin.