PEJA PO DOMINON

20 pikë dallimi pas pjesës së parë
1 April, 2023 @20:58
Peja ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes ndaj Rahovecit me mbi 50 pikë të shënuara, ndërsa ekipet shkuan në pushim me 20 pikë dallim, derisa verdhezinjtë duket se po shkojnë drejt fitores së radhës në Superligë, pasi që çerekun e parë e mbyllën 14-18 e të dytin 17-33 për të nisur pjesën e dytë me 31-51.
Më efikasi te Peja pas pjesës së parë ishte Larry Thomas me 14 pikë, ndërsa te Rahoveci i rënë nga elita, Jack Pagenkopf ka shënuar 9 pikë.
Raporti i plotë, pas përfundimit të ndeshjes.