KBF BASHKIMI - KBF PRISHTINA

4-0 për Prishtinën kundër Bashkimit, vazhdon seria pa humbje në total
19 March, 2022 @22:55
Liderja pa humbje e Ligës së Femrave, Prishtina, përsëri doli me fitore nga një derbi.
Vashat prishtinase e mposhtën Bashkimin me rezultat 71-77 dhe e ngritën serinë e fitore në 19.
KBF Prishtina në asnjë minutë nuk ishte në disavantazh, derisa epërsia më e madhe në ndeshje ishte 15 pikë për Prishtinën.
Sarah MgBeike ishte koshashënuesja më e mirë te Prishtina. Ajo luajti me 22 pikë, 8 kërcime, 2 bllokada e 2 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Tynice Martin me 15 pikë e 8 kërcime dhe Agnesa Rrahmani me 10 pikë.
Gjithashtu te Prishtina luajti rol të rëndësishme edhe kapitenja Arbnore Përquku, e cila luajti me 11 asistime në këtë ndeshje.
Te KBF Bashkimi Besjana Martinaj kundër ish-skuadrës së saj luajti me 17 pikë, 9 asistime e 7 topa të rrëmbyer, u dalluan edhe Monique Coker me 16 pikë e 12 kërcime dhe Era Shatri me 12 pikë e 9 kërcime.
Në xhiron e fundit të stinorit të rregullt, Prishtina përballet me Penzën, kurse Bashkimi me Trepçën.