Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHPËRBLIMET

9 mijë euro për kampionet!

9 mijë euro për kampionet!


21 March, 2022 @16:25

Final Four i Ligës Unike të Femrave për herë të parë do të zhvillohet në Prishtinë, ndërsa duelet gjysmëfinale do të luhen të mërkurën dhe të enjten, më 23 përkatësisht, 24 mars.

Penza e Bashkimi do të jetë dueli i parë, ndërsa dueli i dytë luhet mes Prishtinës e Flamurtarit.

Kurse, faqja zyrtare e Ligës Unike ka bërë të ditur edhe shpërblimet në të holla që do t’iu ndahen ekipeve pjesëmarrëse në Final Four, varësisht nga pozita që kapin ato aty.

Kështu, fituesja e Ligës Unike të Femrave do të shpërblehet me 6 mijë euro. Finalistet me 3 mijë euro. Ndërsa vendi i tretë dhe i katërt (humbësit e gjysmëfinaleve) do të marrin nga 1 mijë e 500 euro shpërblim në të holla, që përbën buxhetin e përgjithshëm për edicionin e parë të garës në shpërblime, 15 mijë euro.

“Në konkurrencën e femrave Liga Unike do të ofrojë shpërblime për dy gjysmëfinalistët nga 1.500€, për finalistët nga 3.000€ dhe për klubin i cili shpallet Kampion i Ligës Unike do të ndahen 6.000€ (15.000€ gjithsej). Ky është edicioni i parë dhe historik i Ligës Unike te femrat, ku do të mësohet kampioni i parë i kësaj gare,” - ka bërë të ditur njoftimi i botuar në web-faqen zyrtare të garës.


 
Të gjitha lajmet nga