Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMF ME RËNDËSI

Abdeen Abdul vendos ndeshjen, Ferizaji merr fitore në Drenas

Abdeen Abdul vendos ndeshjen, Ferizaji merr fitore në Drenas


11 April, 2025 @23:11

Plot raste në pjesë të dytë kanë shkuar në pakthim për Ferizajin, derisa Abdeen Abdul pas golit të shënuar për epërsinë e ekipit të tij nuk ka arritur assesi të gjejë portën kundërshtare për të siguruar fitoren. Sidoqoftë, në fund Ferizaji ka dalë triumfues ndaj Feronikelit’74 vendas, që është treguar mjaft aktiv dhe në disa raste me mundësi të mira për të bërë edhe më shumë.

Në fund, fitorja bën që Ferizaji të pozicionohet i pesti në renditje me 38 pikë nga 28 ndeshje, ndërkaq Feronikeli’74 tashmë edhe më vetëm me gjasa teorike për mbijtesë, është i fundit në tabelë me 14 pikë nga 28 ndeshje në pozitë të dhjetë.

Feronikeli’74 - Ferizaji 0-1 [Abdeen Abdul 47’]


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga