FITORJA MË E THELLË E STINORIT

Ballkani shënon rekord-fitoren e stinorit
11 April, 2025 @23:14
Fitorja më e thellë e stinorit në Superligë, njëkohësisht fitorja më e thellë e Ballkanit dhe natyrisht, disfata më e thellë e stinorit i përket Dukagjinit.
Ballkani dominoi nga fillimi i ndeshjes, ndërsa mundësia e humbur e Altin Merlakut për të shënuar penalltinë pas 0-1 të mysafirëve, do të mund të jipte kahje tjetër ndeshjes.
Kjo nuk ndodhi dhe pastaj Ballkani shënoi shpejt për 0-2 për të vazhduar dominimin dhe demolimin e kundërshtarit deri në 0-5 përfundimtare.
Pas 28 ndeshjesh, Ballkani i dyti në tabelë ka 50 pikë, ndërkaq Dukagjini është i shtati në renditje me 35 pikë.
Në këtë ndeshje ka qenë mysafir special edhe selektori i Kosovës Franco Foda.
Dukagjini - Ballkani 0-5 [Sundaj Adetunji 4’, 32’, Bleart Tolaj 49’, 65’, Bernard Karrica 90’]