XHUDO
Akil Gjakova, i artë në Paris!
10 February, 2018 @19:07
Në Grand Slam-in e Parisit që po mbahet sot, Akil Gjakova ka arritur të fitojë medalje të artë.
Xhudisti pejan mposhti kundërshtarin nga Gjeorgjia, për ta fituar kështu medaljen e artë në kategorinë nën 73 kilogramë.
Para gjeorgjianit Shavduatashvili, Akili sot mposhti kundërshtarë nga Tunisi, Meksika, Kanada e në gjysmëfinale garuesin nga Mongolia, për ta arritur kështu suksesin më të madh të xhudos kosovar kur bëhet fjalë për meshkuj.