NDËRPREHET NDESHJA

As pas gjysmë ore, ende nuk po vazhdon ndeshja
26 February, 2023 @18:37
Përballja mes Bashkimit dhe Trepçës është ndërprerë, pasi që filluan hedhjet e karrigeve në parket nga tifozët në sallë, e më parë Mikaile Tmusic kishte shprehur nervozën duke përplasur karrigen në parket.
Tifozët filluan pas kësaj të reagojnë dhe të hedhin shumë karriga drejt parketit dhe kështu ndeshja u ndërpre, tashmë gjysmë ore më parë. Ndodhi edhe një tollovi mes lojtarëve. Bashkimi po i luan ndeshjet në 13 qershori të Suharekës, derisa Sezai Surroi është në renovim ende.
Rezultati momental është 34-43 në të mirë të Trepçës, ndërsa deri në fund të pjesës së parë kanë mbetur edhe 2 minuta e 24 sekonda.