Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E BARDHEKALTËRVE!

Prishtina mposhtë Yllin dhe del në pozitë të tretë

Fotot: KBPrishtina/ fb

Prishtina mposhtë Yllin dhe del në pozitë të tretë


13 January, 2024 @18:26

Prishtina mposhti Yllin për të dalë mbi ta në renditjen tabelare, pasi që deri sot kishin bilancin e njëjtë. Me lojën e treguar në pjesë të dytë, Prishtina bëri dallimin dhe kaloi në avantazh të mjaftueshëm për të dalë fitues në duel ndaj ekipit suharekas të drejtuar nga Kostas Flevarakis.

TABELA AKTUALE

Prishtina fitoi ndeshjen 76-65 ndërsa Shaheed Davis me 18 pikë ka qenë më i dalluari. Ai bëri edhe 8 kërcime në këtë fitore, ndërsa me 14 pikë lojën e kreun Steven Davis e 13 të tjera i dha Malcolm Armstead.

Fisnik Rugova

Te Ylli Gëzim Morina ishte më efikasi me 15 pikë, ndërsa Jan Palokaj luajti me 14 pikë, 4 asistime e 4 kërcime.

Fitorja, bën që Prishtina të bëhet me bilanc 11-6, ndërsa Ylli mbetet në 10 fitore, por tash ka 7 humbje.

Albert Sylejmani


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga