Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË TREPÇËS, PAS NDESHJES

Beciragic: Ende do të përmirësohemi

Beciragic: Ende do të përmirësohemi


14 January, 2024 @11:54

Trajneri i Trepçës, Adis Beciragic ka qenë i kënaqur me lojën e ekipit të tij dhe me fitoren ndaj Pejës, por ai po kërkon ende punë nga ekipi për t’i përmiësuar edhe disa gjëra në ekip.

“Ne po punojmë, ndërsa jam i lumtur me fitoren e sontme, me këtë energji shpresoj të vazhdojmë, pasi që përpara kemi Kupën dhe playoffin. Nuk i kemi kontrolluar kërcimet si duhet, edhe pse më duket se kemi pasur më shumë se kundërshtari, por po punojmë për tu bërë më të mirë,” ka thënë ndër të tjera Beciragic.

Me fitore, Trepça shtoi distancën në krye ndaj kundërshtarëve, duke bërë bilancin 15-2. Kjo ka qenë fitorja e dhjetë me radhë e “minatorëve” në kampionat, që kanë kapur serinë më të mirë të fitoreve këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga