Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DALIN NGA POZITA E PARAFUNDIT!

Dominimi në çerek të tretë, i jep fitoren Bashkimit

Dominimi në çerek të tretë, i jep fitoren Bashkimit


14 January, 2024 @20:56

Bashkimi ka arritur të shënojë fitore ndaj Istogut, por jo edhe aq lehtë. Ka qenë çereku i tretë i mrekullueshëm i prizrenasve në mbrojtje që ka bërë dallimin vendimtar në ndeshje, ndërsa Istogu luftoi me aq fuqi sa kishte dhe përkundër të gjithave, i pamundur ishte rikthimi i tyre për të shpresuar në fitore.

Bashkimi mposhti Istogun 73-90 në “Sezai Surroi” ku vendas ishin istogasit, pasi që palestra e tyre nuk është në gjendje për lojë. E Bashkimi me çerekun e tretë të fuqishëm në mbrojtje ndali Istogun në vetëm 3 pikë, që edhe bëri dallimin në ndeshje.

TABELA AKTUALE

Ekipi i drejtuar nga Aleksandar Jonchevski fitoi ndeshjen, për të dalë nga vendi i parafundit, ndërsa kanë përmirësuar paksa bilancin që tash është 6-11. Istogu i fundit në renditje mbetet me 1-16.

Me double-double ndeshjen e përfundoi Lejson Zeqiri, duke shënuar 24 pikë e 12 kërcime. Ai ishte edhe koshashënuesi më i mirë i takimit. Njëzetë pikë i dha Erik Copes ndërsa me 19 të shënuara u dallua edhe Jalan McCloud.

Arian Azemi ka qenë tepër preciz sonte për Istogun, ndërsa dha 23 pikë, 21 prej të cilave në pjesë të parë të ndeshjes. Ndalja e tij në pjesë të dytë - bëri që të ndalet edhe Istogu, për të cilët nga 10 pikë shënuan Tyrese Prince dhe DaQuan Brooks. 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga