MBYLLET PJESA E PARË
Bashkimi shkon në pushim me epërsi minimale
14 January, 2024 @19:55
Bashkimi ka arritur të këndellet në çerek të dytë të ndeshjes me 20-22 për të përmbysur epërsinë minimale të Istogut nga çereku i parë dhe për të shkuar në pushim pjesëlojësh me epërsi minimale, 48-49.
Një ndeshje që do të duhej të ishte e lehtë për Bashkimin në letër, po shkon shumë vështirë në parket edhe pse po luan në terren të vetin. Sidoqoftë, mbetet të shihet se si do të shkojë pjesa e dytë.
Aktualisht, me 21 pikë te Istogut Arian Azemi po shkëlqen, ndërsa te Bashkimi me 15 pikë po dallohet Jalan McCloud.