Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2 DEBUTIME: KRSTIC NË BANKË DHE LEKNDREAJ NË EKIP

Pas 3 xhirosh, Vëllaznimi i kthehet fitores

Foto: KBVëllaznimi/ fb

Pas 3 xhirosh, Vëllaznimi i kthehet fitores


14 January, 2024 @19:05

Me trajner të ri në stol, Vëllaznimi ka shënuar fitore në debutim për shefin e ri të shtabit teknik Vladimir Krstic. Gjakovarët kanë mposhtur Prizrenin e drejtuar nga Tuncay Bostanci duke qenë më të mirë se ata në secilin çerek për të shkuar te fitorja me 16 pikë dallim në fund, 86-70.

Me këtë ritëm, Vëllaznimi shtoi avantazhin secilën herë në ndeshje, ndërsa Samuel Sessoms ishte shumë afër triple-double’it, pasi kreu ndeshjen me 23 pikë, 9 asistime e 9 kërcime. Edhe pse kishte 6 topa të humbura!

Daniel Lekndreaj debutoi me 12 pikë e 9 kërcime, ndërsa me 13 pikë e 8 kërcime ndeshjen e kreu Jordan Dallas.

TABELA AKTUALE

Te bardhezinjtë e Prizrenit Desi Sills me 16 pikë e 5 asistime ishte më i dalluari, ndërsa 13 pikë i dha Arti Hajdari, që gjuajti 1/5 për tri pikë.

Fitorja, bën që Vëllaznimi të bëj bilancin 8-9 pas 17 ndeshjesh në Superligë, ndërsa Prizreni të mbetet në 5 fitore, duke çuar numrin e humbjeve në 12!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga