DEKLARATA E TRAJNERIT TË PRIZRENIT, PAS NDESHJES
Bostanci: Nuk zbatuam planin e lojës!
15 January, 2024 @9:14
Trajneri i Prizrenit, Tuncay Bostanci në deklaratën e dhënë pas humbjes nga Vëllaznimi ka thënë se lojtarët e tij nuk zbatuan planin e lojës për të cilën folën para ndeshjes. Kjo, si dhe mungesa e energjisë në lojë solli humbjen, sipas tij.
“Luajtëm jo mirë, na mungoi energjia, ndërsa lojtarët e tyre zbatuan më mirë ndeshjen sesa lojtarët tanë. Nuk e zbatuam në fushë planin e lojës. Do t’i marrim t’i rishikojmë gabimet nga kjo ndeshje, për t’i përmirësuar në ndeshjen tjetër,” ka thënë Bostanci pas ndeshjes.
Me këtë humbje, Prizreni bie në pozitën e parafundit të renditjes tabelare, ndërsa ka bilanc 5-12 pas 17 xhirove të zhvilluara të stinorit.