Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP I XHIROS XVII

Kevin Bracy-Davis (Trepça) - MVP (17)

Foto: FBK

Kevin Bracy-Davis (Trepça) - MVP (17)


15 January, 2024 @13:47

Basketbollisti amerikan i Trepçës, Kevin Bracy-Davis është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros 17. të Superligës së Kosovës në basketboll, për kontributin dhe lojën që tregoi në fitore të ekipit të tij ndaj Pejës në derbi.

Trepça mposhti Pejën si mysafir në “Karagaç”, ndërsa serinë e fitoreve e ngriti në dhjetë ndeshje. E Bracy-Davis në këtë duel luajti me 20 pikë, 2 asistime e 7 kërcime, ndërsa bëri edhe 1 bllokadë dhe rrëmbeu 2 topa nga kundërshtari për të kryer ndeshjen me indeks efiçence në lojë, 26.

Kjo është hera e tretë që Bracy-Davis zgjedhet MVP i xhiros në stinorin 2023/24 që tregon mjaft për cilësitë e tij si lojtar dhe konsistencën përgjatë stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga