Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË BASHKIMIT, PAS NDESHJES

Jonchevski: Pas bisedës në pjesëlojë, lojtarët reaguan si duhet

Jonchevski: Pas bisedës në pjesëlojë, lojtarët reaguan si duhet


15 January, 2024 @12:14

Trajneri i Bashkimit, Aleksandar Jonchevski, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes ndaj Istogut ka thënë se ekipi i tij nuk nisi mirë ndeshjen, ndërsa pas bisedës në pjesëlojë, lojtarët reaguan dhe treguan veten.

“Jam i lumtur për përgjigjen në lojë pas pjesës së parë, sepse e nisëm keq ndeshjen. Lojtarët më shumë të interesuar për të shënuar sesa për të luajtur mbrojtje, por pas bisedës së mirë që kishim në pushim pjesëlojësh, ata dolën dhe luajtën njëmend,” ka thënë ndër të tjera trajneri verimaqedonas i Bashkimit.

Bashkimi me këtë fitore bëhet me bilanc 6-11, ndërsa klasifikohet në pozitën e gjashtë të renditjes tabelare. Në xhiron që vjen, Bashkimi luan derbin lokal ndaj Prizrenit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga