Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDËRRIM TRAJNERI!

Tuncay Bostanci nuk është më trajner i Prizrenit

Tuncay Bostanci nuk është më trajner i Prizrenit


16 January, 2024 @20:57

Edhe KB PC Prizreni ka ndarë rrugët me trajnerin që nisi stinorin. Tuncay Bostanci është larguar nga pozita e trajnerit të ekipit, por do të mbetet në klub si koordinator dhe këshilltar i shtabit teknik.

Kështu ka bërë të ditur Prizreni në njoftimin e botuar sonte. Bostanci, që këtë stinor erdhi për herë të parë në Superligë të Kosovës, ka drejtuar ekipin e Prizrenit për 17 xhiro, ndërsa ekipi është i parafundit në renditje me bilanc 5-12.

“Sot pas një diskutimi dhe analize të gjatë në mes të udhëheqësis së klubit dhe trajnerit aktual Tuncay Bostanci me marrëveshje të dyanshme jemi dakorduar që ai më nuk do ta drejtojë skuadrën në vazhdim të kampionatit.
Bostanci tani do ketë një pozicion tjetër në klub si kordinator përgjegjës dhe këshilltar profesional i shtabit teknik.
Klubi vlerson lart kontributin e tij si trajner dhe falenderojm për korektësin e treguar ndaj ekipit duke liruar pozitën e trajnerit.” - ka shkruar KB Prizreni në njoftim (pa ndërhyrje).

Gjithashtu, KB Prizreni ka bërë të ditur se nesër do të bëj të ditur emrin e trajnerit të ri të ekipit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga