DEKLARATA E TRAJNERIT TË VËLLAZNIMIT, PAS NDESHJES
Krstic: Lojtarët luftuan dhe merituan fitoren
15 January, 2024 @9:03
Trajneri i ri i Vëllaznimit, Vladimir Krstic, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes ndaj Prizrenit ka thënë se basketbollistët e tij luftuan shumë dhe me meritë e arritën fitoren.
“I uroj fitoren lojtarëve të mi, sepse me të vërtetë kanë luftuar. I kam thënë edhe para ndeshjes, ne edhe mund të humbim lojën, por nëse nuk luftojmë për fitore atëherë ka problem. Besoj që e merituam fitoren, pasi që kontrolluam ndeshjen,” ka thënë Vladimir Krstic.
Krstic në fakt debutoi në këtë ndeshje te Vëllaznimi, që ditë më parë largoi nga detyra Josip Plantakun.