Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 17

Gjendja po përmirësohet, dënime për klube nuk ka

Pamje e stinorit të kaluar, nga Karagaçi/ Foto: KBPeja/ fb

Gjendja po përmirësohet, dënime për klube nuk ka


17 January, 2024 @12:23

Ka nisur të përmirësohet dukshëm gjendja në palestrat e Kosovës që përcilleshin me hedhje të gjësendeve në fushë, ndërsa tifozëritë shkaktonin zbrazjen e palestrës dhe dënime në të holla për klubet.

Tashmë pas xhiros së XVI edhe në xhiron XVII nuk janë evidentuar dënime për klubet te Informatori i FBK-së për xhiron përkatëse.

Dënimet janë shqiptuar vetëm për gabime teknike të lojëtarëve dhe trajnerëve, që është një gjë e zakonshme në basketboll.

Të evidentuar 300 shikues në Prishtina-Ylli, 3000 shikues në Peja-Trepça, 1000 shikues në Vëllaznimi-Prizreni dhe 1000 shikues në Istogu-Bashkimi - kanë anuar në mënyrë fer dhe korrekte për ekipet e tyre, gjithnjë sipas Infomartorit Nr. 17.

Sa i përket gjobave për gabime teknike, në listë janë dy trajnerë dhe dy basketbollistë, ku trajneri i Yllit, Kostas Flevarakis dhe ai i Trepçës, Adis Beciragic kanë marrë 150 euro, përkatësisht 300 euro dënim, ndërsa nga lojtarët dyshja e ProtonCable Prizrenit, Arti Hajdari dhe Isaiah Kelly janë dënuar me nga 100 euro secili.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga