Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA S'ARRIN TA NDALË TREPÇËN

Trepça çon serinë në 10 fitore radhazi, mposhtë Pejën

Trepça çon serinë në 10 fitore radhazi, mposhtë Pejën


13 January, 2024 @20:54

Peja nuk ka arritur t’ia ndalë serinë e fitoreve Trepçës në derbin e xhiros në Superligë, ndërsa është mposhtur në “Karagaç” me 16 pikë epërsi, 69-85.

Pjesa e dytë i ka takuar plotësisht mitrovicasve, që ishin më të mirë aty, ndërsa Kevin Bracy-Davis me 20 pikë e Darnell Edge me 19 të tjera kanë qenë më efikasit në fitore.

Drilon Hajrizi u dallua me 12 pikë, 4 asistime e 6 kërcime derisa me 10 Dardan Kapiti dha 10 pikë në fitore.

TABELA AKTUALE

Te Peja më të dalluarit ishin dyshja Justin Davis dhe Jay Jay Chandler. I pari dha 22 pikë e 8 kërcime, ndërsa i dyti bëri 13 pikë.

Me këtë fitore Trepça ngrit epërsinë në krye të renditjes, duke e bërë bilancin 15-2 derisa Peja tash mbetet pas me 12-5.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga