Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN

Azarenka e furishme

REUTERS/Toby Melville

Azarenka e furishme


17 January, 2013 @9:12

Bellorusja 23 vjeçare ka dominuar në atë mënyrë sa që dukej sikur nuk ngopej nga goditjet e saja të forta për ta demoluar greken e cila u shkri në fund, si nga Victoria Azarenka ashtu edhe nga dielli që në një periudhë preku temperaturën e 40 shkallëve të celziusit. 

“Thjeshtë, unë përpiqem të fitojë çdo ndeshje,” ka thënë ndër të tjera bellorusja Azarenka pas fitores ndaj grekes Eleni Daniilidou sot. 

Azarenka në raundin tjetër do të ndeshet me Jamie Hamptonin

Në ndeshjet tjera të sotme në konkurrencën e femrave, bartësja e dhjetë, Caroline Wozniacki, mposhti kroaten Donna Vekic 2-0 në sete. 

Ndërsa Serena Williams e cila ka frikën se mos po lëndohet dhe po del para kohe nga gara në Australian Open, ku po e kërkon Grand Slamin e 16-të, përkundër dhimbjeve në krah ka kaluar tutje ndaj Garbine Muguruzas së Spanjës, që nuk i ka shkaktuar telashe. 

“Zakonisht i ndjej lëndimet pas ndeshjes, mirëpo deri më tani jam mirë. Shpresoj të vazhdojë kështu,” ka thënë ajo pas fitores së radhës së saj. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis