Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN

Murray, edhe kundër diellit!

REUTERS/Toby Melville

Murray, edhe kundër diellit!


17 January, 2013 @8:56

Bartësi i tretë i Australian Open, britaniku Andy Murray ka kaluar lehtë në fazën e tretë të garës duke e mposhtur kundërshtarin portugez Joao Souza 3-0 në sete, me rezultat 6-2, 6-2 dhe 6-4.

Në raundin tjetër britaniku do të ndeshet me lituanezin Ricardas Berankis, që kishte befasuar gjermanin Florian Mayer, bartësin e 25-të të turneut. 

“Kushedi sa të stërvitesh, është gjithmonë vështirë këtu, për shkak të diellit. Duhet të marrësh në kontrollë lojën, të marrësh pikët më shpejtë sepse kushtet atmosferike të lodhin shumë këtu, nëse zgjatë ndeshja,” është arysetuar Murray për fitoren e tij të shpejtë ndaj portugezit, pas ndeshjes.

Deri më tani nuk ka ndonjë befasi të madhe në Australian Open, pasi që favoritët qetë po vazhdojnë drejt raundit të tretë.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis