AUSTRALIAN OPEN
Ferrer kthjellet në fund
16 January, 2013 @10:24
Pasi që Rafael Nadal nuk po merr pjesë në Australian Open për shkak të lëndimit, pozita e bartësit të katërt i takoi bashkëkombasit të tij, David Ferrer.
Ai sot heret në mëngjes arriti ta mposht amerikanin Tim Smyczek 3-1 në sete, ku pësoi vetëm në setin e tretë për të kthyer fitoren në të katërtën me rezultat të përgjithshëm, 6-0, 7-5, 4-6 dhe 6-3.
Në ndeshjet tjera Tomas Berdych arriti që të fitojë lehtë dhe shpejtë kundërshtarin e tij françez Guillaume Rufin 6-2, 6-2 dhe 6-4 në sete.
Ndërsa Nicolas Almagro, bartësi i dhjetë, kaloi në raundin e tretë duke e mposhtur gjithashtu lehtë bashkëkombasin e tij spanjoll David Gilmeno-Traver 6-4, 6-1 dhe 6-2 në sete. Almagros iu deshën një orë e 41 minuta për këtë fitore.
Te konkurrenca e femrave britanezja Heather Watson shpëtoi tre match-pointa për të thyer në fund kundërshtaren e saj nga Kazakistani, Ksenia Parvak 4-6, 7-6 dhe 6-2 në sete.
E tash ajo do të ndeshet me bartësen e katërt, Agnieszka Radwanska, që më heret mposhti Irina-Camelia Begun me 6-3 dhe 6-3 në sete.
Maria Sharapova shkatërroi kundërshtaren e saj japoneze Misaki Doi pa humbur asnjë game 6-0 dhe 6-0.
Derisa australianja Samantha Stosur dështoi të ruante epërsinë prej 5-2 në setin e fundit për t’u mposhtur nga kinezja Zheng Jie me rezultat 6-4, 1-6 dhe 7-5 në sete.