TREPÇA
Azemi: Do të luajmë me seriozitet ndaj AS Prishtinës
13 October, 2020 @14:41
Njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të Trepçës, Besnik Azemi, ka folur për ndeshjen e Play Outit kundër AS Prishtinës.
Azemi në faqen zyrtare të FBK-së, ka thënë se në këtë ndeshje do të luajnë me seriozitet për ta arritur qëllimin.
“Ndeshjet e Play Outit i kemi marrë shumë seriozisht dhe jemi duke u përgatitur për këto ndeshje. Kam shpresë që do të kalojmë me rezultat pozitiv,” u shpreh Azemi për faqen zyrtare të FBK-së.
Ndeshja e parë e Play Outit në mes të AS Prishtinës dhe Trepçës do të luhet nesër në ora 17:00.