KBF VËLLAZNIMI - KBF KASTRIOTI

Baker me triple-double, Vëllaznimi pa telashe
5 March, 2021 @20:07
Skuadra e KBF Vëllaznimit, e kaloi pa telashe Kastriotin me rezultat 108-78.
Epërsia ishte në çdo çerek te skuadra gjakovare, për ta regjistruar fitoren e radhës.
Si nga fillimi i stinorit, edhe në këtë ndeshje shkëlqeu dyshja Raven Baker e Sarah Mgbeike.
Baker luajti me shifrat magjike triple-double prej 45 pikëve, 15 asistime e 14 kërcimeve, kurse Mgbeike me 36 pikë, 28 kërcime, 7 asistime e 5 bllokada.
Te KBF Kastrioti u veçuan Agnesa Rrahmani me 37 pikë e Amani Alexander me 20 pikë.
Vëllaznimi gjendet në pozitën e dytë me 11 fitore e 5 humbje, kurse Kastrioti me 2 fitore e 14 humbje gjendet në pozitën e pestë në Ligën e Femrave.
Në xhiron tjetër, Vëllaznimi takohet me Prishtinën, derisa Kastrioti me Penzën.