MEGASPORTS - DRITA

Drita kërkon fitoren e 12 rresht në Prizren
5 March, 2021 @10:25
Skuadra e Dritës, pas humbjes në xhiron e parë, prej asaj dite nuk ka regjistruar asnjë humbje.
Drita sonte është mysafire e Megasportsit dhe është favorite për ta fituar ndeshjen e radhës.
Ndeshja fillon nga ora 17:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Drita me një ndeshje më pak gjendet në pozitën e dytë me 11 fitore e 1 humbje, kurse Megasports në pozitën e shtatë me 4 fitore e 8 humbje.