PP: PRIZRENI - BASHKIMI

Barazim në derbin lokal, pas pjesës së parë
13 November, 2022 @19:44
Ka përfunduar me rezultat të barabartë pjesa e parë në Sezai Surroi ku po takohen dy ekipet e Prizrenit, KB Prizreni dhe KB Bashkimi.
Pasi që çerekun e parë të ndeshjes e fitoi Bashkimi me 21-23, të dytin Prizreni e mori me të njëjtin rezultat për të bërë 23-21, ashtu që 20-minuta lojë të kryhen me 44-44.
Derisa te Prizreni ardhja e fundit, prishtinasi Meriton Ismaili është më efikasi me 14 pikë të shënuara, te Bashkimi po dallohet shkodrani Daniel Lekndreaj me 11 pikë.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.