Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 28

Bashkimi dënohet me 1 mijë euro!

Fotot: KBBashkimi/ fb

Bashkimi dënohet me 1 mijë euro!


11 April, 2025 @12:24

Skuadra që përfundoi stinorin e rregullt të Superligës në vend të parë për herë të parë në histori të saj, KB Bashkimi, është dënuar me 1 mijë euro nga KG i FBK-së për incidentin e xhiros së fundit të stinorit të rregullt, xhiroja XXVIII.

Në Informatorin e fundit të botuar nga FBK, që i përket xhiros në fjalë, Bashkimi është dënuar në përputhje me nenin 51.16 të PG-së, në shumë prej 1’000 €.

Nëni në fjalë dënon për ndërprerje të përkohshme të ndeshjes që mund të vazhdohet dhe shqiptohet ky dënim prej 1 mijë eurove. Pika 51.16 është e ndërlidhur me të gjitha pikat mbi te, si cenimi i fushës, hyrja e personave të paautorizuar në fushë lojë, sjellje agresive, fyerje, sharje, ndezje e mjeteve piroteknike, etj.

Në raport të ndeshjes është shkruar:

“Ndeshja fer dhe korrekte, me 1500 shikues të pranishëm. Në minutën e gjashtë të Ç3 filluan fyerjet në kor në drejtim të lojtarëve të ekipit mysafir. U tërhoq vërejtja nga folësi zyrtar i ndeshje. Në Ç4 u përsëritën sharjet në kor kundër ekipit mysafir. Gjithashtu, në minutën e fundit të ndeshjes pati hedhje të gjësendeve të forta në fushë, që mund të shkaktojnë lëndime të lehta (skhrepëse).”

Përndryshe, pas stinorit të rregullt mjaft të suksesshëm, Bashkimi është duke pritur në gjysmëfinale të playoffit fituesin e çerekfinales Ylli - Peja, ku rezultati aktual është 0-1 në të mirë të pejanëve me ndeshje. Ky dënim iu shqiptua Bashkimit pikërisht në ndeshje ndaj Pejës.


 
Të gjitha lajmet nga