Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DATAT E NDESHJEVE TË PARA

Bashkimi dhe Peja mësojnë duelet e para të stinorit në BIBL

Bashkimi dhe Peja mësojnë duelet e para të stinorit në BIBL


18 October, 2022 @23:26

Dy skuadrat kosovare që do të marrin pjesë në Ligën Ballkanike (BIBL) këtë stinor, Bashkimi dhe Peja, kanë mësuar datat e ndeshjeve të para të tyre në stinorin e ri të BIBL.

Kështu, sipas njoftimit sezoni i ri i BIBL pritet të nis në Izrael më 27 tetor, ndërsa takohen Hapoel Beer Sheva me Levksin 2014.

Bashkimi

Kurse duelet e Bashkimit dhe Pejës janë paraparë për fillim-nëntor, ku prizrenasit do të ndeshen me ekipin malazias Milenijum, ndërsa pejanët me ekipin ukrainas Budivelnyk.

Dueli tjetër i BIBL është ndërmhet Levski 2014 dhe Beroes, ndërsa liga ka bërë të ditur në njoftim se kalendari i plotë i ndeshjeve do të lëshohet së shpejti.

Peja

DUELET E PARA TË STINORIT NË BIBL

27 tetor 2022 - e enjte: Hapoel Beer Sheva (ISR) - Levski 2014 (BUL),
3 nëntor 2022 - e enjte: Bashkimi (KOS) - Milenijum (MNE),
4 nëntor 2022 - e premte: Peja (KOS) - Budivelnyk (UKR),
6 nëntor 2022 - e diel: Levski 2014 (BUL) - Beroe (BUL).

 


 
Të gjitha lajmet nga