TË RINJTË PRIZRENAS, SJELLIN TROFE NË QYTET

Fotot: FBK
Bashkimi fiton Kupën për Superligën U18
18 March, 2025 @10:54
Bashkimi është fitues i Kupës së Kosovës për Superligën U18 te meshkujt.
Final 4 i kësaj gare u zhvillua pikërisht në Prizren.
Në gjysmëfinalen e parë u përballën Bashkimi me Borën, ku prizrenasit fituan pas vazhdimeve 93:89, derisa në gjysmëfinalen e dytë u ndeshen Kerasan-i dhe Trepça, ku prishtinasit fituan 85:55. Dyshja Besim Bytyqi dhe Fis Jashari shkëlqyen në finale, ku i pari dhe 43 ndërsa i dyti 34 pikë në fitore.
Finalja u zhvillua mes Bashkimit dhe Kerasan-it, ku prizrenasit triumfuan 85:80.
Medaljet, çmimin e MVP-së dhe Kupën i dorëzoi anëtari i Bordit të FBK-së, Rrahman Përteshi.
Çmimi MVP i takoi basketbollistit të Bashkimit, Besim Bytyqi.